15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare, uron Haradinaj: Sot ato kontribuojnë për paqen në botë

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sot kujtojmë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

“Në këtë përvjetor, kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë: 

Urime Ditën e Forcave të Armatosura Shqiptare!

Në këtë përvjetor, kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare si pjesë e NATO-, kontribuojnë për paqen në misione të ndryshme në botë.

Urime!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit