19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, policia jep detaje

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person pa shenja jete është gjendur dje në Pejë.

Sipas policisë, viktima 47-vjeçare është gjetur i shtrirë në shtëpinë e tij në krevat, shkruan lajmi.net

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur se trupi i viktimës, me vendim të Prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Me datë 03.12.2022, Policia është informuar se në rrugën ”Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtëpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për Obduksion, dhe rasti cilësohet ‘Hetim i Vdekjes’”, ka thënë Rugova

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit