17.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, Kurti: Të vetmit që e kanë përfunduar dhe vulosur angazhimin e tyre për vendin

- Advertisement -

5 maji është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, datë kjo që e ka kujtuar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë e që sipas tij trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje dhe përparim.

Kurti ka thënë se dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit. Jeta, vepra dhe rënia e tyre përcjellen si mësime dhe frymëzime ndër breza, Çmimi i lirisë është paguar me gjakun e dëshmorëve, andaj jeta e tyre është e paçmueshme në të gjitha kohët.

“Dëshmorët janë të vetmit që e kanë përfunduar dhe vulosur angazhimin e tyre për vendin, për lirinë dhe për atdheun. Ne të gjallët e sotëm dhe të brezave pasardhës, e kemi për detyrë të përditshme angazhimin dhe përpjekjen për atdheun, për lirinë dhe për vendin. Sivjet po bëhen 25 vite nga çlirimi i Kosovës në qershor të vitit 1999. Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit tonë. Ata janë dëshmorët më të freskët në kujtesën tonë kolektive për rrugën që kemi ndjekur deri te liria, andaj edhe përkujtimet e nderimet tona për dëshmorët, nisin prej tyre dhe mbarojnë me ta”, ka shkruar Kurti.

Bashkë me postimin ai ka ndarë fotografin e monumentit “Nëna Shqipëri”.

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit