2.9 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Diplomati kosovar: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e pamatur dhe më e dëmshme strategjikisht në historinë e politikës së jashtme

- Advertisement -

Diplomati kosovar, Muhamet Brajshori, i cili ka shërbyer si Ambasador i Kosovës në Tajlandë dhe vendet e Azisë Jugore, ka thënë se vizita e minsitrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Tajvan, është lëvizja më e pamatur dhe më e dëmshme strategjikisht në historinë e politikës së jashtme të Kosovës

Brajshori ka thënë se politika e jashtme e Kosovës për dy dekada e ka respektuar atë që njihet si politika e “Një Kine” apo “One China Policy” dhe sipas tij, vizita e Maqedoncit është një aventurë me pasoja diplomatike.

“Për gati dy dekada politika e jashtme e Kosovës ka respektuar fuqimisht One China Policy. Vizita e Ministrit të Mbrojtjes në Tajvan është lëvizja më e pamatur & më e dëmshme strategjikisht në historinë e politikës së jashtme të Kosovës. Është një aventurë më pasoja diplomatike”, ka shkruar Brajshori.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit