Digjen dy vetura të KEDS-it në Podujevë

- Advertisement -

Dy vetura në pronësi të KEDS-it janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë.

Konfirmimin për Klankosova.tv e ka dhënë komandati i zjarrfikësve për rajonin e Podujevës, Milaim Ajvazi, i cili ka bërë të ditur se nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

Sipas tij, objekti përreth ka shpëtuar nga zjarri, ndërsa ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Janë djegur dy vetura në pronësi të KEDS-it. Të lënduar nuk ka. Objekti anash ka shpëtuar. Ekipet tona janë në terren dhe tashmë zjarri është lokalizuar”, ka deklaruar Ajvazi.

Të ngjashme

Të fundit