11 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Dhuna e serbëve në Zveçan, Policia e Kosovës tregon me çka u sulmuan nga protestuesit

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar për veprimet e dhunshme të protestuesve serbë në Komunën e Zveçanit paraditen e së hënës.

Në një njoftim për media, nga PK-ja bëjnë të ditur se protestuesit serbë hodhën gazlotsjellës dhe tentuan të kalojnë kordonin e policisë.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për tu futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdor mjetet e ligjshme si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontrolle”, thuhet në njoftim.

“Protestat pran komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, vijon më tej komunikata.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit