9.7 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Dhjetëra vizita zyrtare të Greqisë në Kosovë, ku është njohja?

- Advertisement -

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, në një intervistë për një  gazetë serbe deklaroi se qëndrimi i vendit të saj që është njëra nga pesë shtetet brenda Bashkimit Evropian që nuk e njeh Kosovën mbetet i njëjtë.

Takime të shumta pati në mes Kosovës dhe Greqisë.

Kjo dha shpresë se nga ky shtet mund të këtë një njohje.

Por, këtë të hënë edhe kjo shpresë u shua, pasi që presidentja e këtij vendi tha se nuk do e njohin pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, kryetarja e komisionit për punë të Jashtme, Arbëresha Kryeziu pret njohje nga pesëshja e Bashkimit Evropian.

Kryeziu shton se fillimisht mjafton përmirësimi i raporteve bilaterale.

Por, fajin për mosnjohjen nga Greqia, opozita po ia lë Qeverisë.

Ndërkohë, edhe njohësit e çështjeve ndërkombëtare përmendin tre arsye pse ka stagnuar procesi i njohjeve.

Njohja e fundit e Kosovës ka ardhur nga Izraeli pas marrëveshjes së Uashingtonit, kurse Kosovën zyrtarisht deri më tani e njohin 117 shtete.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit