16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Zogaj: Me zvogëlimin e pagave i është bërë goditje sistemit gjyqësor dhe prokurorial

- Advertisement -

Kryesuesi i Këshilllit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj po vlerëson se me zvogëlimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve me Ligjin e ri për Paga, është goditur rëndë sistemi dhe është cenuar integriteti i gjyqtarëve dhe pavarësia e gjyqësorit.

Në një intervistë për Tëvë 1 Zogaj është shprehur i bindur se do të gjendet një rrugë që ligji të dërgohet në Kushtetuese.

“Ne kemi thënë që nuk shkon në të njëjtën kohë edhe ideja që po punojmë intensivisht për një sistem gjyqësor të fuqishëm në kuptimin e performancës dhe në të njëjtën kohë të kemi edhe zbritje pagash. Këto dy gjëra nuk përputhen. Pra ne mendojmë dhe kemi vlerësuar, madje besojmë që kemi edhe garancione kushtetuese që në këtë rast është bë një goditje e rëndë e sistemit gjyqësor, rrjedhimisht sistemit prokurorial sepse është cenuar një prej gjërave fundmentale që e përcakton edhe statusin e sistemit gjyqësor dhe të gjyqtarit për rrjedhojë”.

“Është cenuar paga e cila është realizuar për 5 vite, dmth një e drejtë e planifikuar, parashikuar të themi kështu dhe besojmë që në qoftë se kjo do të mbetet përfundimisht në këtë mënyrë ka me ndiku shumë negativisht në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Megjithatë ne jemi shumë në besim që do të gjendet një rrugë për me dërgu çështjen në Gjykatë Kushtetuese dhe pastaj vendimi i Kushtetueses jo vetëm për këtë çështje, por për të gjitha çështjet që lidhen me sistemin gjyqësor, janë vendime të padiskutueshme”, ka deklaruar Zogaj.

“Ne e kemi ngritë edhe një pyetje. Në qoftë se si shtet, si institucione jemi të sigurtë që ligji për paga është më i miri i mundshëm dhe është në frymë kushtetuese, atëherë pse mos t’i bëhet një kontrollë në Gjykatën Kushtetuese në kuptimin që të konfirmohet që kjo qasje është e duhur ehde për sistemin gjyqësor”, vazhdon ai.

Sipas Zogajt paga e gjyqtarit nuk mund të jetë referencë me asnjë pagë të një zyrtari tjetër, pasi profesioni ka specifikat e tij.

“Megjithatë thellë besojmë që ky ligj do të konstatohet si cenim i pavarësisë së gjyqësorit dhe rrjedhimisht do të jepet përfundimisht parimi që në sistemin gjyqësor duhet të garantohet në radhë të parë vetrregullimi dhe paga e gjyqtarit nuk mund të jetë referencë me asnjë institucion tjetër sepse ka specifikat, gjyqtarët dhe prokurorët janë e vetmja kategori që e kanë një proces të veçantë të rekrutimit e dekretimit, si dhe kanë një përgjegjësi të veçantë në funksionin e tyre”, ka thënë Zogaj në emisionin Info Nata.

Zogaj është pro që të ketë edhe mekanizma që e kontrollojnë punën e gjyqtarëve.

“Paga duhet me qenë e tillë që nuk e vendos gjyqtarin dhe prokurorin në pozicionin e një integriteti të cenueshëm. Është krejtësisht e parëndësishme se kush janë emrat e përveçëm, është tejet e rëndësishme sistemi”.

“Nuk është argument i qëndrueshëm që paga nuk ndikon në sasinë, respektivisht vëllimin e punës së gjyqësorit. Ne duhet të kemi paga të dinjitetshme si sistem dhe pastaj duhet të kemi mekanizma që e kontrollojnë punën e gjyqtarëve edhe në kuptimin e cilësisë, integritetit dhe vëllimit”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit