Në mungesë kuorumi, ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 – intervistimi i dëshmitarëve: Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar, Drita Kadriu Drejtoria e Arsimit e Komunës Mitrovicë e Jugut.
Deputeti i VV-së, Armend Muja ka thënë se ky komision është formuar nga opozita për të vërtetuar fakte të pa baza dhe pa vend, raporton Ekonomia Online.
“Kërkesa është bërë para një jave nga kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj dhe sot nuk është i pranishëm. Plani ka paraparë që deri në fund të korrikut të intervistohen të gjithë dëshmitarët. Ftesat janë dërguar tek të gjithë dëshmitarët, e shohim që kryesuesi nuk është ardhur dhe as zëvendës kryesuesi. Vështirësitë që i ka opozita për me i vërtetuar faktet e tyre të pa baza. Ne nuk duhet të jemi shkaktar për të propozuar komisione vend pa vend. Komisionet kërkojnë mprehtësi të gjetjeve të fakteve, dhe kërkon shumë punë. Ne kemi dashur që të tregojmë faktet e këtij komisioni hetimor” , tha Muja.
Në komision ishin të pranishëm vetëm katër deputetë nga radhët e VV-së, Armend Muja, Mefail Bajqinovci, Arjeta Fejza dhe Arbër Rexha