Sadrijaj: Të gjithë politikanët evropianë janë lodhur nga situata politike në Kosovë

- Advertisement -

Aktivisti shqiptar në Gjermani, Xhavit Sadrijaj, ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë, dhe se si po shihet ajo në Gjermani.

Ai tha se fatkeqësisht vendi është në ngërç, dhe kjo krizë e brendshme politike, sipas tij, i ka lodhur edhe politikanët evropianë.

“Edhe kancelari Merz, edhe të gjithë politikanët evropianë janë lodhur nga situata e cila në Kosovë është, të themi ashtu, bashkëzhagitur, në zgjedhjen e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Sadrijaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Mandej, i kemi pa problemet çdo ditë dhe me të vërtetë kanë qenë shqetësuese ato për ne vendin tonë Kosovën dhe normalisht bota demokratike gjëra të tilla nuk toleron”.

“Do të thotë  është stërgjatë procesi sepse të gjitha shtetet kanë problemet e veta me zgjedhjet, por ne kemi pasur me të vërtetë zgjedhje pas zgjedhjeve e kurrë një zgjedhje”.

Të ngjashme

Të fundit