Kur afati për zgjedhjen e presidentit po ngushtohet, projektligje të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve kanë mbetur pa u miratuar. Në rast se nuk ka zgjidhje politike, këto çështje do të mbesin pezull edhe më tej.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, thotë se ligjet do të trajtohen së shpejti në parlament. Ndërsa, njohësit e fushës kërkojnë që ligji për ndarjet buxhetore, ligjet që janë të nevojshme për Planin e Rritjes, marrëveshjet ndërkombëtare si dhe ai për Dhomat e Specializuara të trajtohen para 6 tetorit. /RTK/






