13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Dështimi i votimit në veri, Xhavit Haliti fajëson edhe Albin Kurtin

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se dështimi i referendumit në veri një ditë më parë ka ndodhur për shkak të përplasjeve të Vuçiqit me Listën Serbe dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në anën tjetër.

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Haliti tha se edhe kushti i vënë nga Qeveria e Kosovës për referendum ka qenë jo i duhur.

“Mendoj që kryetarët e komunave është dashtë me dhënë dorëheqje dhe me shku menjëherë ne zgjedhje si pjesë e veriut sepse mandati me 100 vota është absurd dhe nuk iu ka taku. Nuk na takon neve me insistua me i mbajt kryetarët në atë variant. Sidoqoftë kërkesa për shkarkimin e kryetarëve të komunave të veriut të banuara me shumicë serbe ka qenë një vendim i duhur por dështimi ka ndodh si pasojë e një përplasje politike në mes të Qeverisë së Serbisë në një anë dhe Listës Serbe dhe në anën tjetër qeverisë së Kosovës, respektivisht Albin Kurtit”, tha Haliti.

Sipas tij, deklarimet e Kurtit se Lista Serbe e ka humbur ndikimin tek qytetarët serbë të veriut, ka ndikuar që ata të mobilizohen dhe të kenë qëndrim unanim sa i përket bojkotimit të votimit të 21 prillit.

“Prandaj ata bënë një organizim perfekt me strukturat e tyre dhe kanë shkuar shpi për shpi, lagje për lagje dhe i kanë bindur qytetarët se nuk duhet të dalin në këto zgjedhje. Qeveria ka thënë se e ka humbur mbështetjen e Listës Serbe. Kurti e ka thënë këtë, realiteti sipas kësaj që ndodhi, dhe ajo fitorja, ata po e quajnë si fitore që qytetarët e veriut serbë kanë dëshmuar që janë me Listën Serbe dhe janë me Vuçiqin. Është dëshmuar e kundërta nga ajo që pretendonte qeveria e Kosovës. Ti nuk mundesh me propagandë me i bindë serbët dhe mënyra se si e kanë ndërtuar serbët strategjinë në veri, ata duan që ne të bëjmë gabime. Unë s’po them që kemi bërë gabime por po them që gjithmonë në vendime politike nuk bëhen me libra, as me gazeta, as me statuse, as me Kushtetutë. Vendimet politike merren sipas situatave dhe vendimi politik është dashtë të jetë tjetër, është dashur të shkojmë në zgjedhje”, tha Haliti.

Ai shtoi se pas këtij referendumi, Bashkimi Evropian prapë do të kërkoj zgjedhje për të mos e lënë këtë zbrazëti që sipas tij po mbizotëron në veri dhe sipas Halitit, për të mos e lënë përshtypjen që edhe BE i është bashkuar kauzës së Qeverisë së Kosovës të cilët nuk janë të gatshëm që të pranojnë zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel dhe në Ohër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit