Atlético Madrid dhe Real Madrid përballen sot në një prej ndeshjeve më të mëdha të La Ligës. Derbi zhvillohet në orën 16:15 në “Metropolitano”, me të dyja skuadrat që kërkojnë pikët e plota.
Reali synon të vazhdojë garën në pjesën e sipërme të tabelës, ndërsa Atlético kërkon ta shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe atmosferën e zjarrtë në stadium.
Në fokus pritet të jetë Kylian Mbappé, ndërsa te Atlético vëmendja kryesore është te Julián Álvarez. Një tjetër derbi madrilen pritet të sjellë emocione, rivalitet dhe spektakël.






