16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Deputetja e PDK-së: Albin pse ta paguajmë rrymën për serbët në veri, e jo për veteranët

Një pjesë e kategorive të dala nga lufta janë ankuar duke thënë se subvencionimin e rrymës që e gëzonin tash e sa vite, Qeveria ua hoqi pa asnjë paralajmërim.
 

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar duke kritikuar Qeverinë për përjashtimin nga skema e subvencionimit të energjisë elektrike, kategoritë e dala nga lufta.

Ajo ka thënë se këtyre kategorive u garantohet me ligj, subvencionimi i energjisë elektrike.Fondi Pensional: Kontributet janë rritur për 30 milionë, menaxhojmë mbi 2 miliardë euro
“Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët?”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Fecebook.

“Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj! Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injorimin në vazhdimësi të atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Subvencionimi i energjisë për këto kategori nga ana e Qeverisë bëhej në baza vjetore në KEDS.

Qeveria thotë se të gjithë këta ish-përfitues kanë mundur të aplikojnë për të qenë pjesë e masës së re për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=839511381517133&id=100063748358568&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit