Ende pa përfunduar muzeu në Orllan të Podujevës, afër kullës së heroit Zahir Pajaziti, i njëjti u dëmtua nga persona të panjohur.
Kjo thuhet se u bë në mungesë të kujdesit institucional.
Lajmin për këtë që ndodhi, policisë ia dha Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, nga e cila kërkoi hetime.
Në mungesë të mirëmbajtjes institucionale, një shok i heroit këtë po e bën vullnetarisht.






