Dëmet nga breshëri në Istog, Ramiz Kelmendi u del në ndihmë fermerëve: Do t’i mbështesë kultivuesit e shalqirit

- Advertisement -

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka njoftuar se ka angazhuar sektorët përkatës të shitblerjes në kompaninë e tij për të mbështetur kultivuesit e shalqirit në rajonin e Istogut, pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri.

“Pasi u shkaktuan dëme në frutin e shalqirit nga breshëri në rajonin e Istogut, kam angazhuar sektorët përkatës të shitblerjes në kompani që të organizohen për të mbështetur tregtimin e këtij fruti, duke u dalë në ndihmë kultivuesve. Jemi bashkë!”, ka shkruar Kelmendi në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se kjo nismë synon t’u lehtësojë fermerëve pasojat ekonomike të dëmeve të shkaktuara sot si pasojë e motit.

Të ngjashme

Të fundit