17.1 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Deliu për debatin Ramabaja- Kuçi: Sabri, ti shko “n’Shtime”

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj gjuhës së analistit Sadri Ramabaja drejtuar aktivistes së PSD-së, Natyra Kuçit.

Deliu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se deklarata e Ramabajës është e papranueshme, teksa ka shtuar se një gjuhë e tillë nuk duhet të lejohet në televizionet nacionale.

Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sabri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë!

(Sqarim: Termin “n’Shtime”, duke nënkuptuar institucionin e strehimit të sëmurëve mendor, e përdori Sabri Ramabaja. Gjithsesi, për korrektësi të citatit e shkrova edhe unë. Shtimja është një komunë fantastike dhe assesi nuk duhet të përdoret si term për të përshkruar diçka tjetër”, ka shkruar Deliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit