Deliu: Kurti edhe Isa Mustafën herë e quante “i nderuar profesor”, e herë “bashkëpunëtor i Rrahman Morinës”

- Advertisement -

Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me, siç tha ajo, qasjen e tij ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend.

Deliu-Kodra u shpreh se beson që një pjesë e mbështetësve të Kurtit mund të ndryshojnë qëndrim pas zhvillimeve të fundit.

Ajo gjithashtu theksoi se Kurti, sipas pretendimeve të saj, pas çdo takimi me Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, ka mbajtur qëndrime të ndryshme në konferenca për shtyp krahasuar me ato që, sipas saj, janë diskutuar në takime.

“Unë jam e bindur se shumë prej mbështetësve të Kurtit, kur kanë parë zhvillimet e fundit, nuk do ta mbështesin mënyrën se si ka legjitimuar Kurti rendin Kushtetues të Kosovës. Por, ai në mënyrë sistematike pas cdo takimi me Hamzën e Abdixhikut, ndryshe ka folur në konferencat për shtyp, ndryshe në takim”.

Në deklaratën e saj, ajo e krahasoi këtë qasje me raportet e mëhershme të Kurtit me Isa Mustafën, duke thënë se ai ka përdorur gjuhë të ndryshme ndaj tij në periudha të ndryshme politike.

Sipas Deliu-Kodrës, kjo tregon një model të përsëritur të manipulimit të opinionit publik.

“Mua ma kujtoi se të njëjtën mënyrë sistematike e ka bërë edhe me Isa Mustafën, sepse në karrierën e tij politike si opozitar, kur i duhej herë e quante ‘i nderuari profesor’, e herë e quante ‘bashkëpunëtor i Rrahman Morinës’. Ai në mënyrë sistematike ka manipuluar opinionin publik”, tha Deliu Kodra në Blic Interview me Astrit Gashin.

 

Të ngjashme

Të fundit