Deda: Opozita nuk ka dashtë zgjedhje, ata i kanë shku Kurtit me vullnet të mirë

- Advertisement -

Komentatori politik Ilir Deda, në Politiko ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke komentuar qëndrimet e partive opozitare në raport me mundësinë e marrëveshjes me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Dedës, opozita mund të kritikohet për shumë çështje në procesin e opozitëbërjes, por nuk është e drejtë të thuhet se ato nuk kanë qenë të interesuara për marrëveshje.

“Për opozitëbërje, të gjitha kritikat i bëj, por në hak nuk mundesh me hy me thënë se nuk kanë dashtë me u marrë vesh me Albinin, sepse ato nuk kanë dashte zgjedhje hiq,” u shpreh ai.

Ai theksoi se gjendja aktuale e partive opozitare nuk ka qenë e favorshme për të hyrë në zgjedhje të reja, duke sugjeruar se qëllimi i tyre ka qenë shmangia e një procesi të tillë.

“Në çfarë gjendje janë partitë opozitare, ato nuk kanë dashte zgjedhje hiq,” shtoi Deda.

Të ngjashme

Të fundit