Hasani: Fitorja e Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale do të sfidonte Lëvizjen Vetëvendosje

- Advertisement -

Nait Hasani nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet rreth procesit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se një vendim i pafajësisë për Hashim Thaçi do të kishte ndikim të madh politik dhe simbolik.

Sipas Hasanit, një vendim i tillë do të përfaqësonte një moment të rëndësishëm për ish-presidentin dhe do të shihej si një fitore e madhe individuale dhe politike.

“Moment që shpallet i pafajshëm, fiton beteja. Kjo është beteja kulmore e një individi, e një presidenti. Fitorja e betejës në Gjykatën Speciale tregon fitore të jashtëzakonshme të një ish-presidenti. Kjo do ta sfidonte Lëvizjen Vetëvendosje si grup politik, por edhe të tjerët”, ka deklaruar ai.

Hasani shtoi se një zhvillim i tillë do të kishte edhe ndikim në raportet politike në vend, duke përmendur edhe një përballje simbolike mes figurave kryesore politike.

“Ajo nuk kish me qenë në rrethana politike një përballje kokë më kokë mes Albin Kurti dhe Hashim Thaçi”, u shpreh Hasani.

Hasani tutje ka shtuar se shpreson në lirimin e ish-krerëve të UCK-së duke thënë se në rast se merret një vendim tjetër do të ketë ”Krizë pas krize”, duke thënë se do ketë ndikim edhe në rajon.

Të ngjashme

Të fundit