Mërgimtari Naser Xhylani, një militant i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka fyer rëndë dhe e ka kërcënuese kandidatin e AAK-së për deputet, Daut Haradinaj.
Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Xhylani e ka krahasuar Haradinajn me kryeterroristin Milan Radoiçiqin.
“Na paska folur Dauti, Daut Radoiçiqi. Unë desha t’i them nja dy fjalë Dautit. O Daut, populli të njeh mirë, këtë kërcënim që e bën ti ndaj popullit, nuk vlen. …keni luftuar për një periudhë të shkurtër gjatë luftës, dhe e dimë krejt atë rezultatin që e keni pasur. Por ju njohim mirë edhe pas luftës, për ma shumë se 20 vjet pas luftës”, ka thënë ai.
Xhylani nuk ka hezituar që krerët e UÇK-së, t’i quaj “palaço komandira”.
“O Daut Haradinaj, çka po të dukemi na ty si popull? A? Mos po menon naj parti e juaja, apo e atij Ramuçit apo naj komandiri tjetër, si palaço komandira që jeni, pa pikë nderi pa pikë morali. Pra ne nuk e paskemi të drejtën me ju sha?”, thotë ai.
Në fund të videos, ai ka përdorur edhe gjuhë të drejtpërdrejtë kërcënuese, duke përmendur “kanunin” dhe persona që, sipas tij, janë “të gatshëm për sakrificë”.
“O Daut të kesh kujdes, se gjërat kanë ndryshuar, e po ta jep një besë të zotit se janë disa djem të përgatitur shumë fort që janë të gatshëm për sakrificë. Kështu që leje popullin në vuajtjet e veta…. ki mu përgjigj me kanun”, ka thënë ai nder të tjera.






