Lushaku-Sadriu: Gjashtë vjet qeverisjeje me 1.2 miliardë euro, VV-ja s’ka arritur ta niste asnjë reformë në arsim

- Advertisement -

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospunë në fushën e arsimit.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjë reformë në arsim gjatë gjashtë vjetëve qeverisjeje.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se për gjashtë vjet qeverisjeje VV-ja s’ka arritur ta niste asnjë reformë në arsim

“Brenda gjashtë vjete qeverisjeje me 1.2 miliardë euro, VV-ja s’ka arritur ta niste ASNJË reformë në arsim. Ja si bëhen reformat kur ka vullnet politik, kur ka vendosmëri e kur e do dijen dhe të mirën e fëmijëve! Jam krenare, që brenda gjashtë muajsh, kam bërë realitet reformën e MËSIMIT TËRËDITOR. FËMIJËT tanë meritojnë dije e të ardhme ma mire”, shkruan Lushaku-Sadriu në postim në “Facebook”.

Të ngjashme

Të fundit