Departmaneti amerikan i Shtetit i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pasi ky i fundit konsideroi sanksionet e ShBA-së ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë si “të rënda dhe serioze”.
Thesari amerikan njoftoi të premten se ka sanksionuar kompaninë NIS për shkak të lidhjeve me Gazpromin rus.
DASH i ka thënë REL-it se ShBA-të “mbeten të përkushtuara për ta penguar gjenerimin e të ardhurave të Rusisë dhe rrjetet e prokurimit dhe ato financiare që Moska i përdor për ta mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës”.
“Ne do të vazhdojmë t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura për ta çuar përpara përgjegjësinë për ata që mundësojnë ose përfitojnë nga lufta e paligjshme e Rusisë dhe ta parandalojmë Putinin të përdorë energjinë si mjet shtypjeje” – ka thënë DASH.
Tutje, thuhet:
“SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me partnerë dhe aleatë në mbarë botën për të garantuar sigurinë dhe diversitetin e furnizimeve me energji”.
Kompania ruse zotëron 50 për qind të aksioneve në NIS, derisa Serbia ka 29.87 për qind të aksioneve dhe kompania Gazprom ka 6.15 për qind të aksioneve.