Dardanet të motivuara dhe me besim për sfidën ndaj Austrisë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit zyrtare në Vjenë, para ndeshjes së kthimit kundër Austrisë.

Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë, ndërsa motivimi i futbollisteve është i madh për përballjen e nesërme. Për dallim nga ndeshja e parë në Prishtinë, këtë herë përzgjedhësja Sanije Krasniqi ka në dispozicion ekipin e kompletuar, gjë që shton optimizmin për një paraqitje sa më të mirë dhe arritjen e një rezultati pozitiv.

Gjatë stërvitjes së sotme, fokusi i stafit teknik ishte në përgatitjen taktike dhe në detajet e fundit të lojës, me synimin që Dardanet të jenë sa më të gatshme për sfidën vendimtare.

Dardanet besojnë në mundësinë e përmbysjes së rezultatit dhe janë të vendosura të japin maksimumin për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër, ndonëse janë të vetëdijshme për cilësinë e ekipit kundërshtar.

Ndeshja Austri–Kosovë zhvillohet nesër, me fillim nga ora 18:00, në Vjenë.

Të ngjashme

Të fundit