5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Dardanët mbajtën stërvitjen e fundit para përballjes me Bjellorusinë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Bjellorusisë, që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45. Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Dardanëve në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2024 dhe synimi është fitorja, në mënyrë që të vazhdohet seria e rezultateve pozitive.

Seanca e sotme stërvitore, e cila u mbajt në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nuk ka qenë aq e ngarkuar, ku kryesisht janë bërë ushtrime të lehta dhe stërvitje me top. Dardanët vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve ndaj Andorrës dhe Izraelit, si dhe barazimit me Zvicrën, por sërish me mungesa të rëndësishme. Sidoqoftë, dëshira dhe motivi për ta mbyllur këtë cikël kualifikues me fitore para tifozëve të vet është në nivel maksimal tek secili futbollist.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit