Artisti i njohur shqiptar, Skerdi Ago, pritet të publikojë së shpejti projektin e tij më të ri muzikor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka zbuluar edhe se kënga e re titullohet “Çerçizi”.
Projekti do të vijë i shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa nga pamjet e publikuara shihet se klipi do të ketë një koncept të veçantë.
Në të shfaqen avionë luftarakë, ndërsa në të njëjtit është shkruar “UÇK”.
Skerdi Ago nuk ka zbuluar ende datën e saktë të publikimit të këngës.






