“Po na rritet rrethi”, Dua Lipa ndan momente nga dasma e kushëririt të saj në Kosovë

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga një dasmë ku mori pjesë mbrëmjen e kaluar në Kosovë.

Bëhet fjalë për dasmën e njërit prej kushërinjve të saj, ku Dua ishte e pranishme së bashku me familjarë dhe të afërm.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka publikuar disa pamje nga ceremonia dhe atmosfera festive, duke u dhënë ndjekësve një pjesë nga mbrëmja e veçantë e kaluar në atdhe.

Krahas fotografive dhe videove nga ahengu, artistja është shprehur se “po rritet rrethi”,

“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe ne patëm një dasmë të madhe shqiptare! Po na rritet rrethi”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit