Lionel Messi dhuron spektakël, shënon eurogol nga një “kënd i pamundur”

- Advertisement -

Ylli Lionel Messi po vazhdon me ritmin e lartë te Inter Miami, ndërsa shënoi një eurogol në humbjen nga Columbus Crew.

Argjentinasi shënoi nga gjuajtja e lirë nga një kënd thuajse i pamundur, për ta lënë të shtangur portierin mysafir.

Me një goditje në korner të portës, portieri vetëm e shikoi topin teksa hynte në rrjetë, i pafuqishëm për të reaguar.

Përndryshe, Inter Miami këtë edicion nuk ka qenë si vitin e kaluar për t’u renditur në pozitën e tretë në ligë me 46 pikë, plot 16 më pak nga lideri Nashville SC.

Për Messin ky ishte goli i 76-të nga gjuajtja e lirë si dhe 931-ti në karrierë.

Të ngjashme

Të fundit