Bekim Haxhiu kërkon veprime konkrete nga Kuvendi për krerët e UÇK-së

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë veprime konkrete institucionale pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Haxhiu ka deklaruar se deklarata e Kuvendit është dashur të miratohej menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit.

Sipas tij, Kuvendi duhet të miratojë sot tri pika:
Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Mbështetje të pakufizuar financiare, juridike dhe teknike për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë dhe në procesin e ankesës.
Formimin e një ekipi shtetëror koordinues institucional për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.
“Sot kërkohen veprime konkrete institucionale për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Në fund, ai ka përcjellë mesazhin: “Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”.

Postimi i plotë:

Deklarata e Kuvendit duhej të miratohej të nesërmen pas shpalljes së aktgjykimit për udhëheqësit e UÇK-së.

Sot, Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë:

1. Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
2. Mbështetjen e pakufizuar financiare, juridike dhe teknike për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë dhe në procesin e ankesës.
3. Ekipin shtetëror koordinues institucional për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

Sot kërkohen veprime konkrete institucionale për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës.

Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!

Të ngjashme

Të fundit