Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë

- Advertisement -

 

Federata e Futbollit e Kosovës njofton tifozët se tashmë ka filluar shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë, e cila zhvillohet më 1 tetor 2026, në Debrecen të Hungarisë.

Për të siguruar biletën, secili tifoz duhet të plotësojë saktë të dhënat e kërkuara gjatë procesit të regjistrimit.

Të dhënat e nevojshme janë:

* Numri i letërnjoftimit ose pasaportës;
* Fotografia e letërnjoftimit ose pasaportës;
* Emri dhe mbiemri i plotë, saktësisht siç figuron në dokumentin identifikues;
* Adresa e emailit;
* Numri i telefonit.

E rëndësishme: Tifozët duhet të sigurohen që të gjitha të dhënat të jenë plotësuar saktë. Çdo tifoz që nuk ofron informacionin e kërkuar në mënyrë të saktë, ose të dhënat e identifikimit të të cilit nuk përputhen me regjistrimin e biletës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium.

Shitja e biletave për tifozët e Kosovës mbyllet më 30 shtator në ora 20:00.

📅 Ndeshja: Izrael – Kosovë
📍 Debrecen, Hungari
🗓️ 1 tetor 2026
🕣 20:45
🚪 Hapja e dyerve: 19:15
🎟️ Sektori i tifozëve të Kosovës: D3

Linku për blerjen e biletave:
https://tickets.leaan.net/event/6a7dca140251e3695b5e29f6/6ab7795f2b745f8c9cb17552

FFK u bën thirrje të gjithë tifozëve që do ta përkrahin Kombëtaren në këtë ndeshje që gjatë blerjes së biletës të plotësojnë me kujdes të gjitha të dhënat e kërkuara dhe të sigurohen që ato të përputhen plotësisht me dokumentin e identifikimit.

Të ngjashme

Të fundit