Gjyqtarja Valdete Daka ka treguar se përse i ishte refuzuar Faton Hajrizit kërkesa për lirim me kusht.
Ajo është shprehur se Paneli vlerëson sjelljet e të dënuarve dhe pasi ata fitojnë të drejtën që t’i drejtohen panelit për lirim me kusht, sipas saj, duhet të plotësohen kushtet ligjore.
Daka u shpreh se në rastin e Faton Hajrizit, kur është është shqyrtuar kërkesa për lirim me kusht të tij, ai i ka pasur 15 shkelje disiplinore.
“Paneli vlerëson sjelljet e të dënuarve, pasiqë ata të fitojnë të drejtën që t’i drejtohen panelit për lirim me kusht, duhet të plotësohen kushtet ligjore, përveç asaj se duhet të kalojnë një pjesë të caktuar të dënimit, varësisht nga vepra për të cilën janë shpallur fajtor, të njëjtit duhet të kenë edhe sjellje, ashtu siç parashihet me rregullat e institucioneve korrektuese”.
“Në rastin konkret, i dënuari Faton Hajrizi, në momentin kur është shqyrtuar kërkesa e tij për lirim me kusht, i ka pasur 15 shkelje disiplinore”, është shprehur ajo ne Rubikon.