8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Çollaku: Pritet numër jashtëzakonisht i madh pjesëmarrësish në protestën në Hagë

- Advertisement -

Kryetari i Unionit Shqiptar në Kroaci, Esat Çollaku, ka thënë se ka parë një mobilizim të jashtëzakonshëm përpara fillimit të “Marshojmë për Drejtësi”, që pritet të mbahet më 02 prill në Hagë, një ditë përpara fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Çollaku për T7 ka thënë se interesim i madh i bashkatdhetarëve për pjesëmarrje në marsh është parë nga shtetet si Gjermania, Austria, Zvicra dhe Suedia.

“Në Gjermani, Austri, Zvicër, Suedi është paraqitur një numër i jashtëzakonshëm. Numri në vazhdimësi në rritje të madhe dhe kemi frikën se ndoshta për disa persona nuk do të kemi vend dhe të gjithë atyre iu apelojmë që të përdorin edhe mjetet e veta, makinat e veta, që të arrijnë deri në Hagë”, ka deklaruar ai.

Ai ka treguar edhe për mesazhin që do të përçohet me anë të këtij marshi, derisa ka kritikuar Gjykatën Speciale për, siç tha ai, gjykim të një-anshëm.

“Pikë së pari, duam t’i tregojmë botës se ne nuk jemi ai populli që i kemi shkaktuar gjithë këto krime në ish-Jugosllavi. Ne me këtë gjykatë nuk jemi akoma, as nuk do të jemi asnjëherë të pajtimit sepse është një gjykatë një-anësore, vetëm për popullin shqiptar dhe fare nuk merren me realitetin, me krimet e vërteta që kanë ndodhur në Kosovë. Ne si disaporë nuk jemi dakord që të njollosë UÇK-në, sepse këtu nuk bëhet fjalë për individë por për UÇK-në”, ka deklaruar më tej i pari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci.

Më 02 prill pritet të ketë marsh për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen tash e dy vjet e gjysmë në paraburgim atje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit