Ylli i Chelseas, Cole Palmer, ka reaguar ndaj zërave që e lidhin me një rikthim në Manchester, duke i quajtur ato thjesht spekulime.
“Gjithkush vetëm flet. Kur shoh spekulime për rikthimin tim në Manchester, unë thjesht qesh”, është shprehur Palmer në një intervistë për The Guardian.
Mesfushori ofensiv pranoi se Manchesteri mbetet vendlindja e tij, por theksoi qartë se e ardhmja e tij është në Londër.
“Natyrisht Manchesteri është shtëpia ime, familja ime është atje, por nuk më mungon. Nuk kam asnjë plan të largohem nga Chelsea”.
Në fund, ai shtoi se një kualifikim në Ligën e Kampionëve do të ishte kyç për projektin e klubit.
“Nëse përfundojmë në një vend që të dërgon në Champions, atëherë do të jemi në një pozicion shumë të mirë për të afruar lojtarët që na duhen”.
Me këtë deklaratë, Palmer i jep fund spekulimeve për një kalim te Manchester United, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj Chelseat.






