15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Çitaku reagon rreth komenteve ndaj Escobarit: Mjerim politik

- Advertisement -

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se kur propaganda prekë eksponentë të qeverisë, atëherë ky është mjerim politik.

Postimi i plotë i Çitakut:

Po i lexoj disa reagime për largimin e Escobar.

U në mund ta kuptoj që jo secili prej nesh e kupton mënyrën e funksionimit të State Department. Mirëpo, kur histeria dhe propaganda prekë eksponentët e qeverisë Kurti, të cilët mendojnë se kanë fuqi t’i diktojnë politikat kadrovike në ShBA, atëhere kemi të bëjmë me delir të madhështisë, e mjerim politik.

Departamenti i Shtetit nuk është bordi i KEK-ut. Edhe pas Escobar, Escobar do jetë. Politika e jashtme amerikane është konsistente, dhe nuk e dikton një individ i vetëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit