Çitaku nga qeveria: Kurti është uzurpator, të vijë në kuvend për ta konstituuar atë

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi lidhur me situatën politike dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Çitaku ka thënë se edhe sot janë para ndërtesës së qeverisë për t’ia përcjellë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dy mesazhe.

“E para: në këtë ndërtesë je uzurpator. E dyta: eja në kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka deklaruar se do të vazhdojnë deri në, siç është shprehur, rikthimin e rendit kushtetues dhe “fitoren e republikës”.

Të ngjashme

Të fundit