11.8 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Çitaku: Duhet marrë me rezervë deklaratat nga Beogradi, por më shqetëson heshtja e MPJ-së

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një postim në Facebook ka thënë se deklaratat politike në Beograd gjithmonë duhet të merren me rezerva, pasi sipas saj ato synojnë krijimin e mjegullës dhe hutisë në Kosovë.

“Nga përvoja, gjithmonë duhet marrë me rezervë deklaratat nga Beogradi. Në raport me Kosovën ata vazhdimisht synojnë të krijojnë mjegull dhe huti. Çka thonë eksponentët në Beograd nuk e trajtoj kurrë si të mirëqenë. E di çka kanë thanë për mua dhjetëra herë. Veç alien nuk më patën bërë”, u shpreh Çitaku.

Çitaku shprehet e shqetësuar, sepse sipas saj, shqetësimi vie nga heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kundrejt deklaratave të Serbisë.

“Mirëpo ajo që më shqetëson është heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sigurisht unë e kuptoj natyrën e punës dhe diskrecionin që ndonjëherë ta imponon diplomacia. Po një përgjigje duhet dhënë”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit