Analisti Blerim Canaj ka komentuar rolin e ish-presidentit Hashim Thaçit në proceset më të rëndësishme politike të Kosovës, duke thënë se përfshirja e tij në këto zhvillime nuk ishte e rastësishme.
Canaj në emisionin “Kosova Today”, përmendi disa prej momenteve kyçe, nga periudha e UÇK-së dhe bisedimet e Rambujesë, deri te shpallja e pavarësisë dhe proceset e mëvonshme të shtetndërtimit.
“…Si ishte e rastësishme që zoti Thaçi t’i printe bisedimeve në Rambuje, që të ishte në krye të shpalljes së pavarësisë dhe në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetndërtimit? Unë besoj në rastësi një herë, besoj edhe dy herë, po jo gjithmonë”, tha Canaj në Klan Kosova.
Sipas tij, këto zhvillime flasin për një profil të veçantë politikani, i cili, siç u shpreh ai, “e din se si funksionon shteti dhe si funksionon politika”.
Ndiqni deklarimin e plotë:






