22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Cana: Këto janë dy fotografitë që do t’i kushtojnë shtrenjtë Kosovës

- Advertisement -

Në emisionin Pressing është diskur për zhvillimet e fundit që lidhen me samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër si dhe refuzimin e Kosovës, si e vetmja nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që t’i bashkohet kësaj nisme.

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana thotë se “do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës” mos hyrja në Ballkanin e Hapur.

“Janë dy fotografi që kanë me i kushtu shumë shtrenjtë Kosovës”, thotë Cana.

“Njëra është në Selanik, kur është nënshkruar marrëveshja për gazin amerikan, apo gypat amerikanë, dhe e dytë është kjo, mungesa e kryeministrit të Kosovës (në Ohër))”, shpjegoi ai.

“Unë nuk kam qenë një tifoz i madh i Open Ballkan, sepse nuk ishte iniciativë, por unë mendoj se me fërgimin e Hill në Beograd, Kosova në fakt në një periudhë afatmesme është epiqendra e interesit politik amerikan. Sepse Hill është dërguar për Kosovën në Beograd, jo për Serbinë”, tha Cana.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit