-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Britania e ashpër: Veprimet e djeshme në veri, rrezikojnë eskalim tensionesh

- Advertisement -

Britania e Madhe ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri gjatë së hënës, ku u bastisën disa zyra financiare të të ashtuquajturës “Banka Postare Kursimore”.

Në një reagim të ambasadës britanike në rrjetin social “X”, thuhet se janë të shqetësuar se tensionet mund të rriten pas këtyre veprimeve.

“Jemi të shqetësuar që aksioni i djeshëm i Policisë në veri të Kosovës rrezikon të eskalojnë tensionet dhe ta bëjë më të vështirë gjetjen e një zgjidhje afatgjatë për çështjen e valutës”.

Tutje, Britania e Madhe i ka bërë thirjre Kosovës që t’i koordinojë veprimet me partnerët ndërkombëtarë.

“Inkurajojmë autoritet kosovare që të koordinojnë veprimet me partnerët ndërkombëtarë dhe të përkushtohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështje të tilla.” – thuhet në fund të postimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit