Donjeta Sadiku sapo shënoi një fitore të rëndësishme në kampionatin evropian të boksit, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Boksierja nga Kosova e mposhti kundërshtaren holandeze, Maund van der Toorn, duke siguruar kështu medalje.
Kështu, Donjeta kaloi më tej në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, duke u afruar edhe më shumë te medalja e artë në kategorinë 60 kg.
Në gjysmëfinale, Donjeta do të garojë me rusen nga Serbia, Kristina Kuluhova






