22.4 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Bogujevci në Bashkësinë Islame, uron qytetarët për Festën e Kurban Bajramit

- Advertisement -

Sot, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, shoqëruar nga një grup deputetësh, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës.

Në pritjen e organizuar nga myftiu Naim Tërnava, nënkryetarja Bogujevci uroi drejtuesit e Bashkësisë Islame dhe gjithë qytetarët e besimit islam në Republikën e Kosovës, me dëshirën për sa më shumë mirësi, begati dhe solidaritet.

Nënkryetarja e Kuvendit e konsideroi ditën e sotme shumë të rëndësishme, e cila, siç tha ajo, ndërlidhet me sakrificën dhe mirësinë.

“Si popull kemi kaluar në momente të vështira me shumë sakrificë dhe falë Zotit jem këtu, kemi kaluar një pjesë të madhe. Do të doja që në këtë ditë qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë bashkëkombasve t’ua uroj festën e Kurban Bajramit. Qoftë kjo ditë e mbushur me shumë mirësi dhe me shumë gëzime, së bashku me familjet tuaja. Na përcjelltë jo vetëm gjatë këtij viti por edhe në të ardhmen, vetëm me gjëra të mira, dhe po ashtu si një rikujtim i rëndësisë për kujdesin ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj atyre që kanë shumë më pak se ne dhe u nevojitet ndihma jonë”, tha nënkryetarja Bogujevci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit