19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Biden kritika për Zelenskyn? Ukraina nuk na dëgjoi kur e paralajmëruam për pushtimin rus

- Advertisement -

Vladimir Putin po përpiqet të zhdukë jo vetëm kombin e Ukrainës, por edhe kulturën.

Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden gjatë një mbledhjeje fondesh, gjatë së cilës tha se presidenti rus e sheh kryeqytetin Kiev si “selinë e Nënës Rusi”.

Biden më pas vuri në dukje se si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shumë të tjerë nuk i kanë vënë veshin paralajmërimeve të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara për një pushtim të mundshëm nga Rusia.

“Zelensky nuk donte të dëgjonte, shumë nuk donin të dëgjonin”, thekson presidenti amerikan.

“Shumë njerëz menduan se po e ekzagjeroja. Por e dija se ne kishim informacione se kjo gjë do të ndodhte. Putin ishte gati të kalonte kufirin, nuk kishte asnjë dyshim,” ka thënë presidenti amerikan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit