Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili, ka theksuar se gratë kanë nevojë për siguri, mundësi dhe perspektivë për familjet e tyre, e jo për kriza dhe premtime boshe, raporton Scanner.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve të Mitrovicë dhe Podujevë, Ismaili falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe bisedat e sinqerta gjatë takimeve me qytetarët.
“Gratë nuk duan kriza, por zgjidhje. Nuk duan premtime boshe, por mundësi reale”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se angazhimi i saj dhe i PDK-së synon ndërtimin e një Kosove me më shumë zhvillim, dinjitet dhe mundësi për të gjithë qytetarët.
Mesazhi i saj vjen në kuadër të fushatës zgjedhore të PDK-së me moton “Stop Krizës”, në mbështetje të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Postimi i plotë:
Gratë nuk duan kriza. Gratë duan siguri, mundësi dhe një të ardhme më të mirë për familjet e tyre.
Gratë nuk duan kriza, por zgjidhje.
Nuk duan premtime boshe, por mundësi reale.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe bisedat e sinqerta, Mitrovicë dhe Podujevë.
Bashkë do të ndërtojmë një Kosovë me më shumë zhvillim, dinjitet dhe mundësi për të gjithë.
#stopkrizes
#PDK125
#BedriHamza1
#besaismaili60






