Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fadil Demaku, ka përkujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj në përvjetorin e rënies së tyre heroike, duke i cilësuar si yje të pashuar në qiellin e Kosovës.
Sipas Demakut, me sakrificën dhe heroizmin e tyre, ata i dhanë një shkëlqim të ri qëndresës shqiptare në prag të lirisë, ndërsa vepra e tyre vazhdon të jetojë në libra, këngë dhe në ndërgjegjen e popullit shqiptar.
“Vepra e tyre do të mbetet përgjithmonë një pishtar që ndriçon rrugën e brezave drejt përparimit dhe zhvillimit”, ka thënë Demaku, duke shprehur nderim dhe mirënjohje për kontributin e tyre në lirinë e Kosovës.
Ai ka përfunduar mesazhin e tij me fjalët: “Lavdi e përjetshme heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj!”.






