Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të marrë pjesë në finalen e madhe të UEFA Champions League Final, të cilën e ka cilësuar si shumë më tepër sesa një ndeshje futbolli.
Sipas Ademit, finalja e Ligës së Kampionëve është një festë globale që bashkon miliona njerëz nën të njëjtin emocion, ku për 90 minuta e gjithë bota flet gjuhën e futbollit.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje madhështore, ai ka zhvilluar edhe një takim me presidentin e FIFA, Gianni Infantino, të cilin e cilësoi si një ritakim të këndshëm në atmosferën e finales.
“Finalja e UEFA Champions League nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një festë globale që bashkon miliona njerëz nën të njëjtin emocion. Për 90 minuta, bota ndalet dhe flet gjuhën e futbollit. Kënaqësi ritakimi në finale me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino”, ka shkruar Ademi.
Postimi i Ademit
Finalja e UEFA Champions League nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një festë globale që bashkon miliona njerëz nën të njëjtin emocion. Për 90 minuta, bota ndalet dhe flet gjuhën e futbollit. Kënaqësi ritakimi në finale me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
#FutbolliBashkonBotën ⚽🌍






