4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Berisha: Viti 2023 më i errëti i Kosovës në raportet me ndërkombëtarët

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në prag të përvjetorit të 25-të çlirimit të Kosovës, duke folur edhe për ndihmën që kanë dhënë në çlirim të vendit aleatët, ka thënë se Kosova nuk ka arritur t’i ruaj aleatët dhe aq mirë.

Sipas tij, lufta krijon heronj të brendshëm dhe të jashtëm.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se viti 2023 është më i errëti i raporteve të Kosovës me aleatët.

“Nuk kemi arrit t’i ruajmë në atë masë se që sikur ato shtetet mos të ishin superfuqi dhe sikur ato shtetet mos ta mbanin atë qëndrim që e kanë shprehur, sikur që ka qenë qëndrimi i ShBA-së që nuk i prish raportet me Kosovën për shkak të një individi. 2023-ta është viti më i errët i raporteve të Kosovës me partneret dhe aleatët”, ka thënë Berisha.

Ai ka folur edhe për raportet aktuale të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Berisha ka drejtuar gishtin tek kryeministri i Kosovës për këto raporte jo të mira, ndërsa e ka quajtur hipokrizi deklaratën e Kurtit se raportet me Ramën i ka të mira.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit