Musliu godet VV-në: Është duke i bërë argat armiqve të Kosovës

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se kundërshtimi i saj ndaj Gjykatës Speciale nuk ka qenë i motivuar nga ambiciet për të marrë poste politike.

Musliu tha se e ka kundërshtuar këtë gjykatë për bindjen se është politike dhe e njëanshme, duke theksuar se qëndrimi i saj lidhet me besimin në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk e kam kundërshtuar Gjykatën Speciale për t’u bërë nënkryetare e Kuvendit, as kryetare, as presidente, as kryeministre. E kam kundërshtuar Gjykatën Speciale për arsye se kam menduar që është gjykatë politike dhe vazhdoj të besoj që është një gjykatë e njëanshme politike”, deklaroi Musliu.

Musliu kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se, sipas saj, veprimet e saj aktuale po u shërbejnë kundërshtarëve të Kosovës.

“Fatkeqësisht duhet ta them me zë të lartë, se të vetmin argat që është duke i bërë LVV sot, është duke i bërë argat armiqve të Kosovës”, deklaroi ajo.

Musliu tha se historia do ta vlerësojë secilin për veprimet e tij, ndërsa theksoi nevojën për funksionalizimin e institucioneve të vendit.

“Unë besoj fort që historia do t’ia japë vendin e merituar secilit, sepse sot më shumë se kurrë vendit i duhen institucione”, përfundoi Musliu.

Të ngjashme

Të fundit