Prishtina i jep dritën e gjelbër Qendrës për Inovacion në Tulltore

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Asambleja e Kryeqytetit ka votuar pro projektit për ndërtimin e Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në zonën e Tulltores.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama ka thënë se me votimin e sotëm kanë nisur të marrin jetë projektet zhvillimore të prezantuara më herët në Konferencën e Investitorëve Amerikanë.

“Sot Asambleja e Kryeqytetit votoi PRO Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në Tulltore! Projektet zhvillimore që prezantuam në Konferencën e Investitorëve Amerikanë, kanë nisë me pa dritën”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë:

SOT MORI NJË “PO” PRISHTINA QË DUAM! 🫶

Sot Asambleja e Kryeqytetit votoj PRO Qendrës për Art, Kulturë, Teknologji dhe Inovacion në Tulltore! Projektet zhvillimore që prezantuam në Konferencën e Investitorëve Amerikanë, kanë nisë me pa dritën.

Për këtë falenderojmë U.S. Embassy Pristina, Kosovo për mbështetjen e konferencës dhe KUSA për ofrimin e ekspertizës profesionale financiare dhe ligjore.

Ky është niveli qe e meriton Kryeqyteti Prishtina💙

Projekte që krijojne vende të reja pune, zhvillim dhe mbi të gjitha projekt që është vlerësuar me çmimin e parë në Evropë për arkitekturë të qëndrueshme dhe mjedisore.

Kjo është Prishtina që e meritojnë prishtinalitë. Kjo është Prishtina që e meritojnë të gjithë!💙🤝

Urime edhe qytetarëve të Kodrës së Trimave, Arbërisë e Tophanes, që sigurisht që do të përfitojnë nga zhvillimi i kësaj hapësire që deri tash ka qenë veç gërmadhë e mbeturinave, qenve endacakë dhe aktiviteteve të pasigurta.

Falënderoj asamblistët e Kryeqytetit për përkushtimin, përgjegjësinë dhe vizionin e treguar me votën e sotme për zhvillimin e Prishtinës.🙏 Natyrisht VETEVENDOSJE votoj kundër!

Të ngjashme

Të fundit