Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka akuzuar Vetëvendosjen se po e bllokon konstituimin e Kuvendit, pasi deputetët e saj nuk votuan kandidaten e PDK-së për nënkryetare.
Lushtaku tha në “Kosova Today”, se VV-ja po shkel Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e Kuvendit, duke pretenduar se përmes veprimeve të sotme e ka treguar “fytyrën e vërtetë”.
“Shkelës të vërtetë të Kushtetutës, ligjeve dhe rregullave të Kuvendit është pikërisht VV-ja. Dhe ne e dimë shumë mirë. Doli në sipërfaqe fytyra e tyre e vërtetë, sepse këta janë të njëjtit që kanë thënë se do ta bëjnë bashkimin kombëtar, dhe se nuk e kanë bërë, kanë thënë se do ta bëjnë 0 TVSH-në për produktet esenciale dhe nuk e kanë bërë”.
Lushtaku tha se tash po shihet se deri ku është e gatshme të shkojë Vetëvendosje për të qëndruar në pushtet.
“Tash po e shohim se çka është në gjendje të bëjë Vetëvendosje vetëm e vetëm që ta ruajë karrigen”, tha Lushtaku në Klan Kosova.






