22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Berisha: Me Martin Berishajn janë takuar edhe disa deputetë tjerë të opozitës, por e kanë mbajtur fshehur

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, nuk i ka rënë pishman për takimin që ka pasur me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet për vepra korruptive.

 

Berisha ka thënë se Berishajnë e ka takuar në cilësinë e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci.

Madje, ai ka bërë me dije se me ambasadorin Berishaj takohen edhe zyrtarë tjerë ët opozitës, por nuk tregojnë.

“Nuk ndryshojnë qëndrimet kaq lehtë! Kurse takimet ndodhin, edhe kanë ndodhur, jo veç me mua por edhe shumë deputetë të opozitës e pozitës, politikanë opozitarë e qeveritarë, takohen me përfaqësuesit diplomatik të shtetit, janë takuar edhe me Ambasadorin Berishaj veç se e kanë mbajt fshehur.”, është shprehur ai.

Ai ka bërë me dije se ndaj aferës GEN, ku dyshohet të jetë përfshirë ambasadori Berishaj, nuk ndryshon qëndrim.

“Por, kjo s’do të thotë se ndryshojnë qëndrimet. Po mos u merrni me insinuata. Afera GEN mbetet e hapur. Korrupsioni në diplomaci mbetet temë e hapur. Qëndrimet e mia në raport me atë pjesë nuk ndryshojnë aspak. Hetimet duhet të bëhen e të ketë një vendim juridik të plotfuqishëm.”, ka vlerësuar Berisha

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit